Doshi e Prifti 750 mln lekë borxh banorëve për pularinë

Dita

Përveç problemeve me drejtësinë, duket se Tom Doshi ka problem edhe me banorët e zonës së Koplikut.

Banorët e Koplikut protestuan sot kundër deputetit Tom Doshi dhe Dritan Priftit, pasi pretendojnë se nuk i kanë paguar.

Sipas protestuesve, Doshi dhe Prifti u kanë blerë fshatarëve misër për pulat e pularisë, por nuk kanë paguar lekët.

Sipas këtyre banorëve, borxhi në total që Doshi e Prifti duhet t’u paguajnë fshatarëve kap shifrën 750 milionë lekë.

Rreth 40-50 fshatarë kanë dalë të protestojnë para pularisë që është në pronësi të Doshit e të Priftit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *