Menjëherë pas deklaratës së kreut të PR-së Fatmir Mediu, ka reaguar koordinatorja e PD-së Grida Duma, e cila ka theksuar se Durrësi është një bastion i Partisë Demokratike dhe si i tillë duhet konsideruar një kandidat brenda kësaj force për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
“Ne jemi të interesuar që Bashkia Durrës të jetë e spektrit tonë politik, – tha Duma. – Po bëhen ende sondazhe për kandidatët. Po kërkohet një gjuhë që të shkohet drejt bashkimit. Ne e vlerësojmë Agron Dukën si kanidat, por nuk e dimë nëse do të jetë ai kandidat në Durrës. Ne kemi dhënë propozimin tonë, sepse Durrësi është bastion i djathtë, ndaj duhet të konsiderojmë kandidaturat e PD-së”.
Në fund, Duma pohoi se pas 3-4 ditësh Partia Demokratike do të zbulojë emrat për bashkitë e mëdha.