Nishani nuk tërhiqet, “luftë” me mazhorancën për anëtarët e Gjykatës së Lartë

Bledar Lumani

Edhe pse mazhoranca ia ka rrëzuar kandidaturat për Gjykatën e Lartë, presidenti Bujar Nishani nuk tërhiqet.

Ai ka hapur sërish aplikimet për dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Mazhoranca nga ana tjetër kundërshton mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve, por Nishani vazhdon me të vetën.

Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8897 dhe nr. 8898, datë 16 Janar 2015, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Në vijim të procedurave (të filluara më datë 10 tetor 2013) për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, ftohen subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Afati për të paraqitur kërkesat për kandidatët fillon ditën e hënë datë 20 prill 2015 dhe përfundon ditën e diel, datë 26 prill 2015.

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:

1-Kërkesë me shkrim;

2-Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);

3-Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj;

4-Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar),” thuhet në njoftim.

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *