UÇK: Do të godasim pa mëshirë strukturat e pushtetit kriminal në Maqedoni

Dita

Përmes një deklarate adresuar opinionit shqiptar në trojet etnike dhe në diasporë, që thuhet se është lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kërkohet nga Ali Ahmeti dhe anëtarët e partisë së tij të lëshojnë institucionet qeverisëse, duke kërcënuar se do të godasin pa mëshirë këto struktura, që janë vënë në shërbim të një pushteti kriminal.

Në deklaratën e nënshkruar nga zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare thuhet se, lufta e popullit shqiptar deri në vitin 2001, solli ndryshime në marrëdhëniet e brendshme politike, duke respektuar të drejtat kombëtare brenda trojeve etnike, edhe pse në kufij të ndarë.

“Marrëveshja e Ohrit u konsiderua një sukses, por ajo në vazhdimësi nuk i plotësoi detyrimet e saj, për shkak të lëshimeve politike të qeverisjeve që kanë kaluar në shtetin e Maqedonisë.

“Mbi të gjitha, lejimi i përdhosjes ekstreme dhe dhunimi i dinjitetit kombëtar në të gjitha format prej strukturave policore ushtarake shtetërore të shtetit të Maqedonisë, kalimi në një jetë të padurueshme përballë këtij presioni në rritje, korrupsioni i thellë moral dhe politik në faktorin politik shqiptar, na kanë detyruar ti drejtohemi rrugës së reagimit të fortë, nëpërmjet të gjithë formave, për të mbrojtur të drejtat e popullsisë tonë në shtetin e Maqedonisë. Për luftëtarët dhe ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në rrugën e idealeve kombëtare dhe Betimit të Luftëtarit të UCK, nuk ka kthim prapa, deri në realizimin e objektivave tona politike e ushtarake”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga zëdhënësi i UÇK-së, Komandant Flamuri.

Share This Article
11 Comments
  • Nuk ka rruge tjeter, meqe sllavo-maqedonasit, sduan te shohin realitetin shqiptar, atehere vetem nje rruge ka, lufte.
    Ali Ahmeti duhet urgjentisht te largohet nga qeverisja antishqiptare.

  • Ai qe mendon pèr kokèn dhe bythèn e vete nuk mund ta shtyje shume.,duhet shtrydh çibani qè te shèrohet trupi,mjekimi vjen ne moment.Shqiptarèt duan te drejtat e veta te cilat edhe me marrveshjen e Ohrit jane perdhosur nga sllavet Maqedonas.Perpjekja duhet me pjekuri dhe e domosdoshme.

  • une e kam thene shpejt nja 20 vite me pare ose me shume se maqedonia eshte shtet i fabrikuar sikurse izraeli dhe kuvajti .
    shqiptaret jane autoktone ne maqedoni ,jan esi ne te gjithe ballkanin themeluesit .
    sllavet jane ardhacake .
    shperthimi demografik shqiptar qysh prej me se 20 vjetesh dhe mpakja e tij territoriale ,kane nxjerre ne plan te pare ekspandimin ,zgjerimin me territore te reja .
    cfare te besh ,te tjeret do te te bejne dhe nje me shume .
    maqedonia do pushoje se egzistuari dhe do te ndahet midis nesh ( shqiperi-kosove ) ,pra do te na bashkohet pjesa perendimore e te ashtuquajtures maqedoni dhe sllavet do shkojne ….le te shkojn eku te duan ,nuk ka rendesi ,me serbien apo bullgarien .
    pastaj i vjen radha korofillakeve per camerine ,sepse haka do veje tek i zoti .

  • TAMAM.Nese partit politike nuk perbushin aspiratat e popullit (marrveshjen e orit) dhe nese ato nuk terhiqen nga qeveria diktatorjale,fashiste e Gruevskit ,populli te veproj dhe ti detyroje edhe me force keto parti dhe drejtusit e tyre sahanlepires te qeveris Gruevski te terhiqen nga koalicioni deri sa te plotsohen de drejtat e tyre legjitime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *