Ministria e Jashtme shqiptare ka dënuar paraditen e së shtunës aktet e fundit të dhunës të verifikuara më herët gjatë ditës në Kumanovë të Maqedonisë.
“Shprehim shqetësimin tonë për situatën e krijuar, me pasoja në jetë njerëzish. Dënojmë aktet e dhunës në Maqedoni dhe bëjmë thirrje për qetësi”, thuhet në një reagim për shtyp.
Dikasteri numër 1 i diplomacisë shqiptare bën thirrje që të tregohet vetëpërmbajtje, në mënyrë që të mos përshkallëzohet më tej situata.
“Gjuha e urrejtjes duhet t’i lërë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore. Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, e sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është jetike”, thuhet më tej në njoftim.

Denon ministria jonë aktet e dhunës po të kujt? Të shtetit racist maqedonas apo të shqiptarëve? Deklaratat ekuivoke pa identifikuar “autorët e dhunës” nuk kanë asnjë vlerë! Janë brima në ujë dhe ponçpilatizëm ose hasanizëm po të doni? Tung!
Duhet qe shqiptaret ne radhe te pare te ruajne gjakftohtesine se nuk zgjidhen keto probleme me dhune, as duke cuar gjakun deri me gju. Te presim mbeshtetjen e nderkombetareve qe te nderhyjne e t’i bejne presion qeverise maqedonase qe mos t’i trajtoje shqiptaret si te njerkes, por si njerez me te drejta te plota e te barabarta.