Tirana zyrtare dënon aktet e dhunës në Maqedoni

redaktor

Ministria e Jashtme shqiptare ka dënuar paraditen e së shtunës aktet e fundit të dhunës të verifikuara më herët gjatë ditës në Kumanovë të Maqedonisë.

“Shprehim shqetësimin tonë për situatën e krijuar, me pasoja në jetë njerëzish. Dënojmë aktet e dhunës në Maqedoni dhe bëjmë thirrje për qetësi”, thuhet në një reagim për shtyp.

Dikasteri numër 1 i diplomacisë shqiptare bën thirrje që të tregohet vetëpërmbajtje, në mënyrë që të mos përshkallëzohet më tej situata.

“Gjuha e urrejtjes duhet t’i lërë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore. Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, e sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është jetike”, thuhet më tej në njoftim.

Share This Article
2 Comments
  • Denon ministria jonë aktet e dhunës po të kujt? Të shtetit racist maqedonas apo të shqiptarëve? Deklaratat ekuivoke pa identifikuar “autorët e dhunës” nuk kanë asnjë vlerë! Janë brima në ujë dhe ponçpilatizëm ose hasanizëm po të doni? Tung!

    • Duhet qe shqiptaret ne radhe te pare te ruajne gjakftohtesine se nuk zgjidhen keto probleme me dhune, as duke cuar gjakun deri me gju. Te presim mbeshtetjen e nderkombetareve qe te nderhyjne e t’i bejne presion qeverise maqedonase qe mos t’i trajtoje shqiptaret si te njerkes, por si njerez me te drejta te plota e te barabarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *