A e ka vjedhur maternitetin publik Halim Kosova?

Bledar Lumani

Halim Kosova, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, e thotë shpesh në takimet e tij se ka qenë një menaxher i suksesshëm në punën e tij, paradite si drejtor i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe pasdite në klinikën 5 katëshe private gjinekologjike “Petal” në Tiranë. Ditët e fundit në mediat online ka qarkulluar edhe fakti se kjo e fundit, klinika pra, ka një vlerë kapitale që sipas ekstraktit të QKR-së shkon në 2.6 milione dollarë dhe administrohet e drejtohet nga bashkëshortja dhe djali i tij.

Por, të tjera detaje duket se po dalin lidhur me periudhën që Halim Kosova ka drejtuar maternitetin. Ai përmendet si administrator i mirë, por burime nga punonjës të maternitetit gjatë kohës që ishte nën drejtimin e Kosovës, thonë  se ai ka bërë vetëm fasadën e spitalit duke mbjellë lule, ndërkohë që nuk është investuar fare në aparatura.

Sipas tyre, eko e fundit në maternitet ka hyrë në vitin 2004, ndërkohë që aparat radiografie nuk ka patur fare, por deri në vitin 2014 është përdorur një aparat i prodhuar në vitin 1950, çka tregon sesa efektiv ka qene  administrimi i maternitetit.

Por, ajo çka është edhe më e rëndë, sipas tyre, është fakti se kur Halim Kosova është larguar nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë,ai  ka vjedhur edhe krevatet e maternitetit.

Nga fotot meposhte shihet se eshte i njejti punetor qe ngarkon krevatet ne maternitet dhe i shkarkon ne klinike.

Pasi Kosova është larguar nga detyra, është bërë një inventar i maternitetit ku  duket se  janë kryer shkelje të shumta.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk  ka bërë publike të dhëna të tilla  edhe pse kjo memo flet për abuzime me vlerë gati 50 milionë leke.

Share This Article
3 Comments
    • Mos u kruani shumë me doktorin se është mik i të dyja palëve. Monika kryemadhi aty vizitohet. Lejën për ndërtimin e klinikës private disa qindramilionëshe, ngjitur me parkun e parlamentit dhe të delegacioneve ja ka dhënë vetë Edi Rama. Bëjnë sikur janë kundërshtarë por e vërteta është krejt ndryshe? Kujdes shqiptarët e mi.

  • Keta jane te gjithe hajdute , sic eshte edhe babai i tyre shpirteror , SALIAGBISHA . Halimi duhet te burgoset , se po te zgjdhet Kr. Bashkie , do ta fundose Tiranen me keq se LULSALUSHI .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *