Halim Kosova, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, e thotë shpesh në takimet e tij se ka qenë një menaxher i suksesshëm në punën e tij, paradite si drejtor i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe pasdite në klinikën 5 katëshe private gjinekologjike “Petal” në Tiranë. Ditët e fundit në mediat online ka qarkulluar edhe fakti se kjo e fundit, klinika pra, ka një vlerë kapitale që sipas ekstraktit të QKR-së shkon në 2.6 milione dollarë dhe administrohet e drejtohet nga bashkëshortja dhe djali i tij.
Por, të tjera detaje duket se po dalin lidhur me periudhën që Halim Kosova ka drejtuar maternitetin. Ai përmendet si administrator i mirë, por burime nga punonjës të maternitetit gjatë kohës që ishte nën drejtimin e Kosovës, thonë se ai ka bërë vetëm fasadën e spitalit duke mbjellë lule, ndërkohë që nuk është investuar fare në aparatura.
Sipas tyre, eko e fundit në maternitet ka hyrë në vitin 2004, ndërkohë që aparat radiografie nuk ka patur fare, por deri në vitin 2014 është përdorur një aparat i prodhuar në vitin 1950, çka tregon sesa efektiv ka qene administrimi i maternitetit.
Por, ajo çka është edhe më e rëndë, sipas tyre, është fakti se kur Halim Kosova është larguar nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë,ai ka vjedhur edhe krevatet e maternitetit.
Nga fotot meposhte shihet se eshte i njejti punetor qe ngarkon krevatet ne maternitet dhe i shkarkon ne klinike.
Pasi Kosova është larguar nga detyra, është bërë një inventar i maternitetit ku duket se janë kryer shkelje të shumta.
Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka bërë publike të dhëna të tilla edhe pse kjo memo flet për abuzime me vlerë gati 50 milionë leke.
Shikoni spitalin ushtarak ku ka mare ferra uraten .Kjo ishte politika e “doktorit”!
Mos u kruani shumë me doktorin se është mik i të dyja palëve. Monika kryemadhi aty vizitohet. Lejën për ndërtimin e klinikës private disa qindramilionëshe, ngjitur me parkun e parlamentit dhe të delegacioneve ja ka dhënë vetë Edi Rama. Bëjnë sikur janë kundërshtarë por e vërteta është krejt ndryshe? Kujdes shqiptarët e mi.
Keta jane te gjithe hajdute , sic eshte edhe babai i tyre shpirteror , SALIAGBISHA . Halimi duhet te burgoset , se po te zgjdhet Kr. Bashkie , do ta fundose Tiranen me keq se LULSALUSHI .