Rrjetet sociale: Elhadia fiton Eurovizionin

Ornela

Adobe Digital Index ka analizuar gjithë zhurmën në rrjetet sociale, pëlqime, klikime, përmendje të emrit të gjithë pjesëmarrësve në rrjetet sociale pas gjysmëfinaleve të kësaj jave. Para gjysmëfinaleve, Guy Sebastian i Australisë kryesonte tabelën e social buzz, por analizat e fundit të bëra menjëherë pas gjysmëfinales së dytë, janë ndryshuar me ngjitjen e Shqipërisë.

“Në qoftë se Eurovizioni do vendosej nga popullariteti, fituesja e finales do ishte Elhadia nga Shqipëria. Përmendja në rrjetet sociale ofron një ide të interesit të përgjithshëm për këtë konkurs” ka thënë Laguerre-Auguste, drejtor i komunikimit të EMEA në Adobe. Top 10 i ADI i Eurovizionit, bazuar në kombinimin e zhurmës në rrjetet sociale, shikimet në Yoututbe, ndjekësit në Twitter dhe kuotat mesatare të basteve për këtë ngjarje, japin tabelën që shfaqet në fund.

Analizat e ADI përdorin Adobe Social për të studiuar përmendjen publike në gjuhë të ndryshme në rrjete sociale si: Facebook, Google+, Reddit, Twitter, Dailymotion, Flickr, Instagram, Tumblr, VK, Disqus, Foursquare, Metacafe, WordPress dhe YouTube, gjithashtu blogje. “Adobe Digital Index ka vënë re shumë ndryshime këto ditë. Ngjitja më e madhe ka qenë e Lott Nettot nga Belgjika me tetë vende dhe ulja më e madhe për Elnur Huseynov nga Azerbaijian që ka zbritur gjashtë.”

1432312160eurovisionchart.jpgfaqe

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *