Vulgaritet!

anazapta

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijon të flasë përmes internetit për zbukurimet e fundit të Tiranës. Megjithëse në Preshevë, dje ai ka publikuar foto të ndryshme për të vërtetuar atë që thotë. Mes tyre është edhe një foto e të ashtuquajturit flamur shqiptar, shqiponja e të cilit në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me shqiponjën e flamurit tonë. Më poshtë fotot e publikuara me komentet përkatëse.

Ç’pamje në flamujt e varur në Tiranë! Ky lloj zogu i shfytyruar veç shqiponja e flamurit tonë kombëtar nuk është! VULGARITET!

 

 Vazhdon batërdia për sytë në dekorin banal të festës në Tiranë. Flamuj të ngulur në trotuarët e shpuar me matrapik! E paparë!

 

Butaforia funebre rreth e përqark kartodromit në sheshin “Skënderbej”. Kjo festë po kthehet në triumf të degradimit estetik

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *