Arrestohen autorët e grabitjes së bankës tek Rruga e Kavajës

redaktor

Policia ka vënë në pranga autorët e vjedhjes së një banke të nivelit të dytë, tri ditë më parë. Të arrestuarit janë tre 19-vjeçarët nga Tirana: Kristi Sulollari, Kristi Kajo dhe Rei Cenolli.

Sulollari u kap në qendër të Tiranës, në lokalin ku punonte si kamerier, ndërsa Kristi Kajo u prangos në shtëpinë e gjyshes së tij, në rrugën “Irfan Tomini”, po në Tiranë. Rei Cenolli u kap në Voskopojë në shtepinë e xhaxhait të tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma prej 6. 879.000 lekë, 3 aparate celularë, një kapele e përdorur në grabitje dhe automjeti “Toyota Yaris”.

Grabitja e bankës në rrugën e Kavajës ndodhi më 20 maj, në mes të ditës.

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *