Policia ka vënë në pranga autorët e vjedhjes së një banke të nivelit të dytë, tri ditë më parë. Të arrestuarit janë tre 19-vjeçarët nga Tirana: Kristi Sulollari, Kristi Kajo dhe Rei Cenolli.
Sulollari u kap në qendër të Tiranës, në lokalin ku punonte si kamerier, ndërsa Kristi Kajo u prangos në shtëpinë e gjyshes së tij, në rrugën “Irfan Tomini”, po në Tiranë. Rei Cenolli u kap në Voskopojë në shtepinë e xhaxhait të tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma prej 6. 879.000 lekë, 3 aparate celularë, një kapele e përdorur në grabitje dhe automjeti “Toyota Yaris”.
Grabitja e bankës në rrugën e Kavajës ndodhi më 20 maj, në mes të ditës.
He minj te gjirizeve e provuate vjedhjen, ,,,?Tani te ngordhni aty ne biruce,,gjersa tju vije mendja,
Nga mbiemri jane pogradecare.
Nderim per forcat e Policise se Shtetit dhe te sherbimeve te tjera. Drejtesia e ka fjalen tani.
Mbas shume pal kohe do dalin te pa fajshim.
Mbas shume pak kohe do dalin te pa fajshim.
Mire qe nuk di te shkruash shqip..po pse merrni mundimin te komentoni..Analfabetizmi po merr permasa marra mendese 🙁