Buffon: Kemi 30% mundësi të fitojmë ndaj Barçës

Dita

Fluturon në fushë me atë penallti të pritur ndaj Insignes por fluturon edhe me mendjen te finalja e Berlinit ku në 6 Qershorin e ardhshëm, Juventusi i tij do të synojë një fitore historike ndaj Barcelonës në Champions League. Gjithsesi Gianluggi Buffon nuk ekzaltohet më shumë seç duhet kur pyetet për shanset që kanë bardhezinjtë përballë Barçës në finalen e Berlinit.

“Barcelona është më e fortë se ne, mendoj se kemi vetëm 30% shanse për të fituar ndaj tyre. Por nëse gjërat shkojnë mirë për ne gjithçka mund të ndodhë. E sigurtë është që në Berlin do të zhvillohet një ndeshje spektakolare mes dy skuadrash shumë cilësore”.

Por pavarësisht gjithçkaje në shtëpinë bardhezi të gjithë besojnë te një sukses që i Juventusit i mungon prej 19 vitesh dhe njëri prej tyre është edhe kapiteni dhe futbollisti simbol i kësaj skuadre.

“Vimë në finale pas triumfit ndaj Realit si dhe sukseseve në Serinë A dhe Kupën e Italisë. Të gjitha këto fitore na forcojnë jo pak. Por sigurisht në ambientin juventin mungon diçka shumë e rëndësishme që do të bënte diferencën dhe ai është trofeu i Uefa Champions League. Nëse nuk do të kishim  këtë finale do të ishim më të qetë, por kurrësesi nuk do kishim përpara një mision të jashtëzakonshëm për të arritur”.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *