Fluturon në fushë me atë penallti të pritur ndaj Insignes por fluturon edhe me mendjen te finalja e Berlinit ku në 6 Qershorin e ardhshëm, Juventusi i tij do të synojë një fitore historike ndaj Barcelonës në Champions League. Gjithsesi Gianluggi Buffon nuk ekzaltohet më shumë seç duhet kur pyetet për shanset që kanë bardhezinjtë përballë Barçës në finalen e Berlinit.
“Barcelona është më e fortë se ne, mendoj se kemi vetëm 30% shanse për të fituar ndaj tyre. Por nëse gjërat shkojnë mirë për ne gjithçka mund të ndodhë. E sigurtë është që në Berlin do të zhvillohet një ndeshje spektakolare mes dy skuadrash shumë cilësore”.
Por pavarësisht gjithçkaje në shtëpinë bardhezi të gjithë besojnë te një sukses që i Juventusit i mungon prej 19 vitesh dhe njëri prej tyre është edhe kapiteni dhe futbollisti simbol i kësaj skuadre.
“Vimë në finale pas triumfit ndaj Realit si dhe sukseseve në Serinë A dhe Kupën e Italisë. Të gjitha këto fitore na forcojnë jo pak. Por sigurisht në ambientin juventin mungon diçka shumë e rëndësishme që do të bënte diferencën dhe ai është trofeu i Uefa Champions League. Nëse nuk do të kishim këtë finale do të ishim më të qetë, por kurrësesi nuk do kishim përpara një mision të jashtëzakonshëm për të arritur”.

Bravo Bufon je realist.Barcelona eshte ekipi me i fuqishem ne Planetin Toke .Vetem eksogjinet e mundin .Po jap nje parashikim qe te qetsoheni .3 jane pak 4me 2 eshte respekte per ju .
per JUVEN 4 me 2 mor shpatar se bene si djale i ditur si puna e realit
O geno. Shplau pa se te kane zene ethet .Takohemi me 6 qershor .
Nese ndodh ajo qe n uk parashikohet , dhe Juve fiton…
perse te mos shkoj Cmimi tek Bufon?
NQSe…dmth!,
Jam tifoz i Gjermanise, por dua te fitoje Juventus.