Prokuroria pyet krerët e Kontrollit Farmaceutik

redaktor

Drejtori i Kontrollit parësor Farmaceutik, Halit Bilali, dhe dy inspektorë të Autoritetit Shëndetësor u pyetën për mbi 3 orë nga prokurorë të njësisë “task forcë” në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me dyshimet se është abuzuar në rimbursimet e ilaçeve në disa farmaci në kryeqytet.

Burimet thanë se, zyrtari i Drejtorisë, në fondin e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor i ka qëndruar versionit të kallëzimit të kryer prej tyre, ndërkohë që Prokuroria nuk jep asnjë koment sesa është numri i personave, që janë në listë për t’u pyetur – raporton televizioni TCH.

Dyshimet flasin për një abuzim me kontratat prej gati 59 milionë lekë, ndërkohë që nën sitën verifikuese janë 47 farmaci. Pas një kallëzimi të kryer në organin e akuzës, Prokuroria beson se abuzimi ka ndodhur përgjatë periudhës tetor 2014 deri në mars 2015, ndërsa ka dyshime se janë falsifikuar recetat për sëmundjet kancerogjene, duke deklaruar se i kishin shitur këto ilaçe të shtrenjta në Bërzhitë dhe Lundër, për t’u rimbursuar më pas nga shteti.

Kjo skemë mashtrimi, deri më tani mendohet se është ndjekur nga 4 farmaci, të cilat kanë hartuar kontrata fiktive për rimbursimin e medikamenteve të shtrenjta. Megjithatë, Prokuroria deklaron se do të thërrasë edhe drejtuesit e këtyre farmacive, për të konstatuar konkretisht, se cilat akte nënligjore janë shkelur dhe sesi ka funksionuar realisht ky mekanizëm.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *