Bankat, agjencitë e këmbimit, noterët, zyrat e hipotekave etj i kanë shtuar raportimin e rasteve kur dyshohet për pastrim parash në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Sipas të dhënave zyrtare nga DPPP nga të dhënat e tabelës vërehet një rritje e vazhdueshme e numrit të RAD, të raportuara në DPPPP nga subjektet e ligjit.
Për vitin 2014, ky numër është dyfishuar në krahasim me vitin e mëparshëm, raporton Monitor.
Nga 558 që ishte numri i rasteve të dyshimta në vitin 2013. gjatë vitit që shkoi numri i tyre arritur në 1230 raste.
Nga vlerësimi i rasteve të dërguara nga subjektet bankë në vitet 2013-2014 rezulton se: − nga 420 raste të raportuara në vitin 2013, është kërkuar leje për kryerjen e transaksioneve nga DPPPP për 10% prej tyre, në vitin 2014 numri i rasteve të raportuara nga bankat arriti në 822 dhe është kërkuar leje për transaksionet për 17% të rasteve.
Përveç bankave, gjatë vitit 2014 ka një përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin 2013, në numrin e rasteve të dërguara nga shoqëritë e transfertave, shoqëri të tregtimit të mjeteve motorike, hipotekat, tatimet, doganat, ILDKPKI etj. Një vend të veçantë për rastet e vitit 2014 e zënë subjektet noter, të cilët kanë dërguar 122 raste, që përbën më se dyfishin e rasteve të dërguara në vitet 2010-2013.
Krahasuar me vitin 2013 përmirësim evidentohet gjithashtu edhe në raportimin e RAD, nga ekspert kontabël, shoqëri ndërtimi, shoqëri të qiradhënies financiare.

MUHABETE HOPE TOPE.
KETO GJERA PO I LARGOJNE NJEREZIT NGA SHQIPERIA
Ore lerini dyshimet. Sa nga keto raportime “te dyshura” se pastrojne para kane shkuar ne Prokurori dhe sa prej tyre jane derguar ne Gjykate. Dhe sa prej tyre jane denuar nga Gjykata? Ky duhet te jete bilanci i punes se Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave dhe jo te bej “show” mediatik se merr me shume RAD nga bankat dhe noteret e pordhe te tjera me rrigon.
Jo vetem Sa Kane Marr vendime ndeshkuese NE gjykata POR Sa Para AP prona Jane nen sekuestro dhe Sa Para Janw kthyer mbrapsht shtetit shqiptare.
Po ketyre u ka hedhur nje sy Genti Gazheli:
http://telegraf.al/ekonomi/raporti-i-klsh-koncesionaret-dhe-evazioni-fiskal-grope-ne-buxhet-demi-157-mln-leke-ne-2-vite
Behet fjale per “sukseset” e rilindjes ne tatime e dogana.
Mungon nje deklarim i rendsishme per integritetin e pushtetareve tone:ai i gruas se is ministrit Veliaj!