Pastrimi i parave, raportimet e rasteve të dyshimta rriten me 120 % më 2014

Bledar Lumani

Bankat, agjencitë e këmbimit, noterët, zyrat e hipotekave etj i kanë shtuar raportimin e rasteve kur dyshohet për pastrim parash në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Sipas të dhënave zyrtare nga DPPP nga të dhënat e tabelës vërehet një rritje e vazhdueshme e numrit të RAD, të raportuara në DPPPP nga subjektet e ligjit.

Për vitin 2014, ky numër është dyfishuar në krahasim me vitin e mëparshëm, raporton Monitor.

Nga 558 që ishte numri i rasteve të dyshimta në vitin 2013. gjatë vitit që shkoi numri i tyre arritur në 1230 raste.

Nga vlerësimi i rasteve të dërguara nga subjektet bankë në vitet 2013-2014 rezulton se: − nga 420 raste të raportuara në vitin 2013, është kërkuar leje për kryerjen e transaksioneve nga DPPPP për 10% prej tyre, në vitin 2014 numri i rasteve të raportuara nga bankat arriti në 822 dhe është kërkuar leje për transaksionet për 17% të rasteve.

Përveç bankave, gjatë vitit 2014 ka një përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin 2013, në numrin e rasteve të dërguara nga shoqëritë e transfertave, shoqëri të tregtimit të mjeteve motorike, hipotekat, tatimet, doganat, ILDKPKI etj. Një vend të veçantë për rastet e vitit 2014 e zënë subjektet noter, të cilët kanë dërguar 122 raste, që përbën më se dyfishin e rasteve të dërguara në vitet 2010-2013.

Krahasuar me vitin 2013 përmirësim evidentohet gjithashtu edhe në raportimin e RAD, nga ekspert kontabël, shoqëri ndërtimi, shoqëri të qiradhënies financiare.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *