Ish-polici, Shpend Qerimi, është ballafaquar të hënën me një dokument, që e ka sjellë vetë në gjykimin kundër Enver Sekiraçës, i akuzuar për nxitje të vrasjes së ish-policit Triumf Riza.
Ky dokument është raport i një hetuesi ndërkombëtar dhe ai ishte përdorur gjatë gjykimit për shpërthimin në lokalin “Sekiraça”, në të cilin janë shpallur fajtorë Qerimi dhe disa policë të tjerë.
Në ditën e dytë të dëshmisë, Qerimi ka folur për disa mesazhe telefonike, të cilat, sipas tij ishin shkëmbyer ndërmjet Mona Ismajlit, nënës së këngëtares Adelina Ismajli, dhe Faton Shoshit, pronar i portalit “Indeksonline”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përmes Shoshit dhe me urdhër të Sekiraçës, dëshmitari ka thënë se ishin shantazhuar këngëtarja Ismajli dhe familja e saj. Në rast se do të flisnin kundër Sekiraçës, sipas tij, do të publikoheshin disa foto intime të saj, të motrës Ema Ismajli, e madje edhe të nënës, Monës.
Të gjitha këto mesazhe ishin dërguar pas vrasjes së ish-policit Riza. Për këtë arsye, Qerimi ka thënë se nëna e Ismajlit kishte negociuar me Shoshin, me qëllim që të mos bëheshin publike ato foto…

Ky moment qe na ekspozon kjo gazeta juaj e nderuar, eshte me rendesi planetare. E c’na plas ne me keto halle qe kemi si popull se cfare fotosh intime paska kjo Adelina ismaili me gjithe ate sojsoropullin e saj. hajde gazetari, hajde. Ju lumte per nivelin e larte qe po na e ngrini per dite e me lart me nder jush nivelin kulturor.
Nga ky artikull nxjerrim perfundimin se kemi te bejme me nje fis kurvash qe shtatazhohet nga nje grup kriminelesh. Gjithsesi, meqe kurvat kane te drejtat e tyre si njerez (madje si njerez dore-dhene, apo p..dh-dhene), kriminelet e meritojne te gjykohen…