Adelina kërcënohet me foto intime

Bledar Lumani

Ish-polici, Shpend Qerimi, është ballafaquar të hënën me një dokument, që e ka sjellë vetë në gjykimin kundër Enver Sekiraçës, i akuzuar për nxitje të vrasjes së ish-policit Triumf Riza.

Ky dokument është raport i një hetuesi ndërkombëtar dhe ai ishte përdorur gjatë gjykimit për shpërthimin në lokalin “Sekiraça”, në të cilin janë shpallur fajtorë Qerimi dhe disa policë të tjerë.

Në ditën e dytë të dëshmisë, Qerimi ka folur për disa mesazhe telefonike, të cilat, sipas tij ishin shkëmbyer ndërmjet Mona Ismajlit, nënës së këngëtares Adelina Ismajli, dhe Faton Shoshit, pronar i portalit “Indeksonline”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përmes Shoshit dhe me urdhër të Sekiraçës, dëshmitari ka thënë se ishin shantazhuar këngëtarja Ismajli dhe familja e saj. Në rast se do të flisnin kundër Sekiraçës, sipas tij, do të publikoheshin disa foto intime të saj, të motrës Ema Ismajli, e madje edhe të nënës, Monës.

Të gjitha këto mesazhe ishin dërguar pas vrasjes së ish-policit Riza. Për këtë arsye, Qerimi ka thënë se nëna e Ismajlit kishte negociuar me Shoshin, me qëllim që të mos bëheshin publike ato foto…

Share This Article
2 Comments
  • Ky moment qe na ekspozon kjo gazeta juaj e nderuar, eshte me rendesi planetare. E c’na plas ne me keto halle qe kemi si popull se cfare fotosh intime paska kjo Adelina ismaili me gjithe ate sojsoropullin e saj. hajde gazetari, hajde. Ju lumte per nivelin e larte qe po na e ngrini per dite e me lart me nder jush nivelin kulturor.

    • Nga ky artikull nxjerrim perfundimin se kemi te bejme me nje fis kurvash qe shtatazhohet nga nje grup kriminelesh. Gjithsesi, meqe kurvat kane te drejtat e tyre si njerez (madje si njerez dore-dhene, apo p..dh-dhene), kriminelet e meritojne te gjykohen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *