Durrës, mjeti del nga rruga, vdes 36-­vjeçari

Dita

Një 36 vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se aksidenti u shënua mesnatën e sotme, rreth orës 01:00 në aksin rrugor Plepa-­Shkozet.

Mjeti që drejtohej nga shtetasi Apostol Shehu doli nga rruga dhe për pasojë drejtuesi humbi jetën.

Shehu ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me këmbën e urës së mbikalimit. Policia e Durrësit ka nisur hetimet për ngjarjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *