Një 36 vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se aksidenti u shënua mesnatën e sotme, rreth orës 01:00 në aksin rrugor Plepa-Shkozet.
Mjeti që drejtohej nga shtetasi Apostol Shehu doli nga rruga dhe për pasojë drejtuesi humbi jetën.
Shehu ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me këmbën e urës së mbikalimit. Policia e Durrësit ka nisur hetimet për ngjarjen.
