Erjon Sirinxhi, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur është dënuar me 17 vite burg. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Elbasanit.
30-vjeçari nga Gramshi u arrestua në shkurt të këtij viti pasi akuzohej për marrëdhënie seksuale me anë të mashtrimit me 13-vjeçaren M.T..
Denoncimi u bë në polici nga nëna e 14-vjeçares, e cila gjatë marrjes në pyetje fillimisht ka pretenduar se e ka dashur të ndaluarin Erjon Sirinxhi, por më pas donte të ndahej prej tij.
30-vjeçari nuk e ka mohuar lidhjen me të miturën, duke u shprehur se kishte qëllime serioze për martesë dhe vajza kishte ardhur me dëshirën e saj.
Vetë e mitura ka deklaruar në polici se ka kryer dy herë marrëdhënie seksuale me të pandehurin në banesën e këtij të fundit. Akti i ekspertimit mjeko-ligjor vërtetoi se e dëmtuara kishte arritur pjekurinë seksuale dhe ishte e defloruar.

Kishte qellime serioze per martese me 13-vjecaren?! Pervers!
Ne burg se keta nga Elbasani jane te rrezikshem.
shume shpejt ke per tu bere e dashura e ndonje ergastolani..
Ne artikull thuhet qe vajza ishte 13 vjet dhe nje rjesht me poshte thuhet “mamaja e 14 vjecares”
Po te ishte ndonje femer qe do kishte kryer mardhenie me ndonje 14 vjecar do kishte bere te shumten nje vit burg.