Marrëdhënie me të miturën, 17 vite burg për 30-vjeçarin

anazapta

Erjon Sirinxhi, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur është dënuar me 17 vite burg. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Elbasanit.

30-vjeçari nga Gramshi u arrestua në shkurt të këtij viti pasi akuzohej për marrëdhënie seksuale me anë të mashtrimit me 13-vjeçaren M.T..

Denoncimi u bë në polici nga nëna e 14-vjeçares, e cila gjatë marrjes në pyetje fillimisht ka pretenduar se e ka dashur të ndaluarin Erjon Sirinxhi, por më pas donte të ndahej prej tij.

30-vjeçari nuk e ka mohuar lidhjen me të miturën, duke u shprehur se kishte qëllime serioze për martesë dhe vajza kishte ardhur me dëshirën e saj.

Vetë e mitura ka deklaruar në polici se ka kryer dy herë marrëdhënie seksuale me të pandehurin në banesën e këtij të fundit. Akti i ekspertimit mjeko-ligjor vërtetoi se e dëmtuara kishte arritur pjekurinë seksuale dhe ishte e defloruar.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *