Prokuroria zgjat hetimet edhe me 3 muaj për Boden dhe Tafajn

Dita

Ish­-ministrat e qeverisë “Berisha” Ridvan Bode dhe Myqerem Tafaj, do vijojnë të hetohen edhe tre muaj të tjerë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Pak ditë më parë, prokurorët e dosjes vendosën të shtyjnë afatin hetimor me tre muaj ndaj ish­ministrit të Financave Bode dhe ish­-ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj, kjo pasi nevojiteshin veprime të tjera hetimore, për të provuar ose jo shkeljet e tyre, shkruan shqiptarja.com.

Sipas akuzës, hetimet ndaj ish-­ministrit të Financave Bode do të vazhdojnë për akuzën e “fshehjes dhe mos deklarimit të të ardhurave”, pasi janë një sërë procedurash hetimore për t’u kryer së bashku me një ekspertizë kontabël të të ardhurave mujore të ish­-ministrit ndër vite, pasi ka deklaruar një pasuri prej 500 mijë eurosh. Ndërkohë, Myqerem Tafaj është vënë nën hetim për shpërdorim detyre gjatk kohës kur ishte ministër i Arsimit.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *