Ish-ministrat e qeverisë “Berisha” Ridvan Bode dhe Myqerem Tafaj, do vijojnë të hetohen edhe tre muaj të tjerë nga Prokuroria e Përgjithshme.
Pak ditë më parë, prokurorët e dosjes vendosën të shtyjnë afatin hetimor me tre muaj ndaj ishministrit të Financave Bode dhe ish-ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj, kjo pasi nevojiteshin veprime të tjera hetimore, për të provuar ose jo shkeljet e tyre, shkruan shqiptarja.com.
Sipas akuzës, hetimet ndaj ish-ministrit të Financave Bode do të vazhdojnë për akuzën e “fshehjes dhe mos deklarimit të të ardhurave”, pasi janë një sërë procedurash hetimore për t’u kryer së bashku me një ekspertizë kontabël të të ardhurave mujore të ish-ministrit ndër vite, pasi ka deklaruar një pasuri prej 500 mijë eurosh. Ndërkohë, Myqerem Tafaj është vënë nën hetim për shpërdorim detyre gjatk kohës kur ishte ministër i Arsimit.

Sigurisht qe asnje gjemb nuk do u hyje ne kembe!
Ja te shohim do linde ndonje Di pietro,apo mire i kemi di lepujt,si zakonisht,,,,,,,,!