Kim Jong-un do të vlerësohet me çmim për angazhimin e tij në favor të paqes, drejtësisë dhe humanitetit. Është kjo nisma e fondacionit indonezian “Sukarno” e cila thotë se në Korenë e Veriut nuk ka pasur asnjë shkelje të të drejtave të njeriut.
Ky vlerësim është ideuar nga njëra prej vajzave të presidentit të parë në historinë e vendit aziatik dhe që në të kaluarën i është dorëzuar personaliteteve të njohura në nivel botëror, mes tyre edhe Gandhi. Mësohet se zgjedhja është bërë bazuar në raportet e miqësisë mes dy vendeve.
Gjatë viteve të kaluara Indonezia dhe Koreja e Veriut kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh dhe vajza e ish-presidentit Kusno Sosrodihardjo, i njohur si Sukarno, ka vendosur ta vlerësojë në këtë mënyrë marrëdhënien mes dy vendeve. “Kim Jong-un do të vlerësohet për luftën kundër imperializmit neo kolonial.
Akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut janë të gjitha false. E gjitha kjo bën pjesë në fushatën e propagandës perëndimore”, shpjegoi Rachmawati duke komentuar vendimin.

HALLALL,
KY E MERITON.
AHAHAHHAH
Jepni edhe nje burrit te shtetit!
Ka filluar te me ngjaje me Ramen…i di te gjitha …eshte gjeni…Tani prite te beje edhe ky strehen e Kryeministrise me poca..nderkohe qe merret me problemet e ekonomise, ushtrise, arsimit, politika e jashtme etj etj
mendoj se po ja fusni me top … nuk e di kush i jep te tilla cmime … jane bere si cmimet e ushqimoreve futja si te vije …
keta jane president tamam. Te tjeret qe qarkullojne per 4 vjet, jane dezhurn. Hallall, burre shteti qe nuk i bie ne qaf te tjereve.