Kim Jong-un vlerësohet me çmim për “paqen”

Dita

Kim Jong-un do të vlerësohet me çmim për angazhimin e tij në favor të paqes, drejtësisë dhe humanitetit. Është kjo nisma e fondacionit indonezian “Sukarno”  e cila thotë se në Korenë e Veriut nuk ka pasur asnjë shkelje të të drejtave të njeriut.

Ky vlerësim është ideuar nga njëra prej vajzave të presidentit të parë në historinë e vendit aziatik dhe që në të kaluarën i është dorëzuar personaliteteve të njohura në nivel botëror, mes tyre edhe Gandhi. Mësohet se zgjedhja është bërë bazuar në raportet e miqësisë mes dy vendeve.

Gjatë viteve të kaluara Indonezia dhe Koreja e Veriut kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh dhe vajza e ish-presidentit Kusno Sosrodihardjo, i njohur si Sukarno, ka vendosur ta vlerësojë në këtë mënyrë marrëdhënien mes dy vendeve. “Kim Jong-un do të vlerësohet për luftën kundër imperializmit neo kolonial.

Akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut janë të gjitha false. E gjitha kjo bën pjesë në fushatën e propagandës perëndimore”, shpjegoi Rachmawati duke komentuar vendimin.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *