Ka nisur në një atmosferë vërtet festive festa e përvitshme e Birrës Korça.
Nën tingujt e muzikës së bukur tradicionale korçare, ky event që po shndërrohet në traditë, çdo vit po rrit rekordin e pjesëmarrjes.
Festa ka nisur përpara hyrjes kryesore të stadiumit Skënderbeu në Korçë që është bërë arena e festës.
Tavolinat e vendosura në rreth 7 mijë metra 2 raportohen të mbushura plot.
Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo dhe dashamirës të birrës si ambasadorja çeke dhe personazhe të medias e politikës kanë përshëndetur festuesit.
Festa pritet të vijojë për 5 netë rresht.
https://www.youtube.com/watch?v=6Fa32NOdmYI





Me vjen mire qe eshte bere gjithe ky organizim dhe njerezit kane shfaqur interes se paraja ka nevoje te levizi qe te sjell zhvillim. Por nje merak kam, a leshojne kupona fiskale keto pompat e birres apo merr parate e fut ne xhep?
po cfare kuponi edhe ti, gotten 350 ml, e cila gjysma me shkume edhe e shesin 50 leke, mortja atyre qe e pine thuaj.