VIDEO – FOTO: Rekord pjesëmarrje në festën e Birra Korça

redaktor

Ka nisur në një atmosferë vërtet festive festa e përvitshme e Birrës Korça.

Nën tingujt e muzikës së bukur tradicionale korçare, ky event që po shndërrohet në traditë, çdo vit po rrit rekordin e pjesëmarrjes.

Festa ka nisur përpara hyrjes kryesore të stadiumit Skënderbeu në Korçë që është bërë arena e festës.

Tavolinat e vendosura në rreth 7 mijë metra 2 raportohen të mbushura plot.

Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo dhe dashamirës të birrës si ambasadorja çeke dhe personazhe të medias e politikës kanë përshëndetur festuesit.

Festa pritet të vijojë për 5 netë rresht.

 

https://www.youtube.com/watch?v=6Fa32NOdmYI

birra 1birra 3birra 4birra 5

Share This Article
2 Comments
  • Me vjen mire qe eshte bere gjithe ky organizim dhe njerezit kane shfaqur interes se paraja ka nevoje te levizi qe te sjell zhvillim. Por nje merak kam, a leshojne kupona fiskale keto pompat e birres apo merr parate e fut ne xhep?

    • po cfare kuponi edhe ti, gotten 350 ml, e cila gjysma me shkume edhe e shesin 50 leke, mortja atyre qe e pine thuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *