Familjarët dhe të afërmit kanë përcjellë dje për në banesën e fundit Elandën.
23-vjeçjarja e cila qëndronte prej tre muajsh në Gjermani u përplas nga treni bë Frankfurt bashkë me të fejuarin e saj.
Saimir Gjokpali mbeti i plagosur rëndë ndërsa, Elanda Haziraj mbeti e vdekur në vend.
Për kthimin e trupit të saj në atdhe janë angazhuar shumë kuksianë që jetojnë prej vitesh në Gjermani.
Elanda ishte vajza më e madhe e familjes së Ramiz Hazirajt në lagjen nr.6 të qytetit të Kukësit. Familja Haziraj kishte 4 vajza dhe një djalë.
Të afërm të familjes, të cilët u bënë pjesë e kortezhit të përmortshëm, tregojnë se Elanda bashkë me të fejuarin nga Elbasani, pasi nuk po gjenin dot punë vendosën të ikën në Gjermani për të kërkuar azil.

Te pakten ta kishin varros ne Gjermani, Ku kishte andrrat
Ska per te gjet rahat ne Albanistan!
Inshalla a Mir me Zotin.
të të shtypë makina nuk është ndonjë fatkeqësi e papritur, por të të shtypë treni është të vësh kujën. Nga cili shekull kishin ardhur këta fatkeqë?