Shqiptarët preferojnë shtetësinë maqedonase

anazapta

Në 6 muaj 489 shtetas të huaj kanë marrë shtetësinë në Maqedoni. Numri më i madh janë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria. Më pas vijnë serbët, turqit dhe austriakët.

Prej tyre shtetësinë e Maqedonisë e kanë fituar 124 shtetas të Shqipërisë dhe 126 shtetas nga Kosova.

Gjatë vitit të kaluar kërkesë për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë kanë dorëzuar 1072 shtetas të huaj dhe të drejtën e shtetësisë e kanë fituar 261 shtetas nga Shqipëria dhe 240 shtetas nga Kosova.

Më shumë kërkesa sipas gazetës ditore në gjuhën maqedonase “Dnevnik”, kanë dorëzuar shqiptarët e Shqipërisë.

Numri më i madh i këtyre shtetasve të huaj të drejtën e  shtetësisë të Maqedonisë e kanë fituar në bazë të lidhjeve martesore mirëpo ka edhe nga ata që e kanë fituar si emigrant.

Një nga kushtet e Maqedonisë për marrjen e shtetësisë është mësimi i gjuhës.

Share This Article
3 Comments
  • Po mire mor vellezer shqiptare e kosovare,a thua Maqedonia eshte parajse qe ju pelqeka te merrni nenshtetesine e atij vendi qe as emrin s,ia njeh kush?Mos bini pre e mashtrimeve dhe joshjeve se po beni krim ndaj kombit shqiptar,per pese pare te qelbeta.Apo e shihni Maqedonine si trampolin drejt europes?Ketu ju jap pak te drejte sepse dhe europa me shume sheh Maqedonine ku shqiptaret dhunohen se vete te dhunuarit…

    • Ne fakt,ata qe kerkojne nenshtetesi ne IRJM e qe jane kinse shqiptare si dhe nga Kosova,e qe te tille nuk jane.Nga Shqiperia jane atej kah Liqenasi e vijne te manipulojne rritjen e te ashtuquajturve ,,maqedonas,, dhe torbeshet e Gores te Prizrenit qe bejne te njejten gje per privilegje ekonomike.Te perbashket e kane sharjen e Shqiperise dhe Kosoves qe e bejne ketu permes mediave te ndryshme.

  • Kjo eshte pasoja e keqqeverisjes shqiptare ku, qytetari i varfer ,te cilit nuk i garantohet minimumi jetik, nuk eshte i sigurte per te ardhmen e femijeve te tij per shkak te korrupsionit ta papare ne historine 25-vjecare te demokracise ! … Edhe sikur talente te klasit te pare te jene femijet e te varferve ne shkolla, ata s’do mund te gjejne kurre nje vend pune perballe femijeve te zyrtareve te pasur, qe me nota fiktive, jane te paret qe porosisin vendet e punes qe ne fakultet !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *