Në 6 muaj 489 shtetas të huaj kanë marrë shtetësinë në Maqedoni. Numri më i madh janë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria. Më pas vijnë serbët, turqit dhe austriakët.
Prej tyre shtetësinë e Maqedonisë e kanë fituar 124 shtetas të Shqipërisë dhe 126 shtetas nga Kosova.
Gjatë vitit të kaluar kërkesë për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë kanë dorëzuar 1072 shtetas të huaj dhe të drejtën e shtetësisë e kanë fituar 261 shtetas nga Shqipëria dhe 240 shtetas nga Kosova.
Më shumë kërkesa sipas gazetës ditore në gjuhën maqedonase “Dnevnik”, kanë dorëzuar shqiptarët e Shqipërisë.
Numri më i madh i këtyre shtetasve të huaj të drejtën e shtetësisë të Maqedonisë e kanë fituar në bazë të lidhjeve martesore mirëpo ka edhe nga ata që e kanë fituar si emigrant.
Një nga kushtet e Maqedonisë për marrjen e shtetësisë është mësimi i gjuhës.

Po mire mor vellezer shqiptare e kosovare,a thua Maqedonia eshte parajse qe ju pelqeka te merrni nenshtetesine e atij vendi qe as emrin s,ia njeh kush?Mos bini pre e mashtrimeve dhe joshjeve se po beni krim ndaj kombit shqiptar,per pese pare te qelbeta.Apo e shihni Maqedonine si trampolin drejt europes?Ketu ju jap pak te drejte sepse dhe europa me shume sheh Maqedonine ku shqiptaret dhunohen se vete te dhunuarit…
Ne fakt,ata qe kerkojne nenshtetesi ne IRJM e qe jane kinse shqiptare si dhe nga Kosova,e qe te tille nuk jane.Nga Shqiperia jane atej kah Liqenasi e vijne te manipulojne rritjen e te ashtuquajturve ,,maqedonas,, dhe torbeshet e Gores te Prizrenit qe bejne te njejten gje per privilegje ekonomike.Te perbashket e kane sharjen e Shqiperise dhe Kosoves qe e bejne ketu permes mediave te ndryshme.
Kjo eshte pasoja e keqqeverisjes shqiptare ku, qytetari i varfer ,te cilit nuk i garantohet minimumi jetik, nuk eshte i sigurte per te ardhmen e femijeve te tij per shkak te korrupsionit ta papare ne historine 25-vjecare te demokracise ! … Edhe sikur talente te klasit te pare te jene femijet e te varferve ne shkolla, ata s’do mund te gjejne kurre nje vend pune perballe femijeve te zyrtareve te pasur, qe me nota fiktive, jane te paret qe porosisin vendet e punes qe ne fakultet !