Nëpër rrjetat e kujtimit…

Dita

Eja, mike, se u ngrysëm,
u sos vaji i kandilit,
siç e sheh mbeti përgjysëm,
këngë e bukur e bilbilit.

Eja, mike, se u sosëm,
syri na u vesh me mjegull,
këmbët na u plevitosën,
porsi rrush i tharë në pjergull.

Eja, kthejmë kokën mbrapa,
të shohim rininë e tretur,
kur të hedhim ato hapa,
të kuptojmë ç’na ka gjetur.

Këmba-këmbës, dora-dorës,
gjer këtu ne erdhëm tok,
cipë e bardhë e dëborës,
ngriu akull përmbi flokë.

E ç’të themi, e ç’të shkruajmë,
e ç’të themi tani tjetër,
dalim si gjahtarë e gjuajmë,
kujtime nga kohë e vjetër…

Kemi shkuar pa dyshim,
ditë e netë romantike,
kur në qiell plot shkëlqim,
dridhej hëna si kaike.

Atë hënë që rrotullohej,
s’e shihja në qiellin blu,
e shihja si pasqyrohej,
e dridhej në sytë e ty.

E shikoja dhe s’kuptoja,
në ato netë me fantazi,
s’dija kur i krahasoja,
kush ish hëna e kush ti.

Mbaj mënd që i kam thënë,
në ato netë me frymëzime:
“Je e bukur, o moj Hënë,
e bukur si mikja ime!”

Jo, moj, jo, se nuk u ngrysëm,
kemi ende për të thënë,
kënga s’mbete kurrë përgjysëm,
kur atë e ndrit një hënë.

Nëpër rrjetat e kujtimit,
në rrjeta si peshku s’kapem,
ti je zanë e frymëzimit,
unë jam djalë e kurrë s’plakem.

Ende larg janë ditëzezat,
larg e larg sa s’sheh syri,
unë me shpirt ngrita për brezat,
këto kroje prej floriri.

Kur brezat aty të pinë,
do jem në të madhin gjumë,
por ata duhet ta dinë,
se i kemi dashur shumë.
(Lirikë) Stamboll-Tiranë, 2004-2013

Share This Article
10 Comments
  • O Duke mos u losh shume me kujtime,po na shkruaj per fitorjet e partise qe i ke perpara sive.Na shkruaj si avionet si behen mushkonja,skafet si behen guacka,kamionet si behen kermidhe,veturat si behen stafidhe,na shkruaj si hashashi behet qepujke e si ujku nuk eshte me ujk.
    Na shkruaj per sot e leri kujtimet,na shkruaj o Duke se po zien kazoni se plasen,plasen o Duke prape emigracioni.
    Na shkruaj o Duke o biri partise se po i shkojne nga site kembet vegjelise.
    Na shkruaj o Duke se ne me s’mund te qajme do ngrysemi prej hallit si shkrepat n’dograj.
    Na shkruaj o Duke se na gjeti halli, kujtuam se rilindem po na zuri halli.
    Na shkruaj o Duke,pse s’ben me ciu ciu, popullit i ben mendja hajde firifiu.
    Na shkruaj o Duke per ne te vobeget
    Na shkruaj o Duke a tu mbarun fisheket.
    E ne kujtonim se hall kem vec ne
    Te shohim ne foto, sikur dicka ke.

  • O Dita bera nje koment pardje dhe ma hoqet.
    As e shava Duken,por thjesht i thashe qe njeher shan palloshin njehere e lavderon,i thashe qe te influencoj pak tek “caffe glam” ku ai rri gjith diten,qe te na liroj trotuarin qe te kalojme lirisht.
    Policet kalojne aty ,por pijne ndonje kafe qyl.
    E hapen trotuarin nja dy dite sa ishte aksioni dhe tani jane gati ti nxjerin tavolinat edhe ne mes te rruges sepse shqipetarit i pelqen kafja me pluhur(sa me afer rruges se makinave).
    Mos e hiqni se Erioni nuk ka kohe te lexoj komentet tona.

  • Ah mer bejtexhi, po a nuk te vjen zor qe shkruan kesoj brockullash, si ato bejtet e librave te kendimit te shkolles fillore, apo ta bejne qejfin keta gjytyrymet ketu ke dita dhe ti ngazellehesh si daci kur dhjet ne tallash.

  • Arben kujtimet e Tua
    Jane kujtime qe nuk treten
    Po rinia nuk vjen prape
    Ne kujtes gdhendur do mbetet

    Edhe ne per kohen tone
    Si cdo brez per vet rinine
    Ka c’te thote po pa treguar
    Di te flase per dashurine

    Se dikur more Arben
    Nje dashuri kish ne jete
    Vajzen qe zemra te donte
    Dashuri e madhe det

    Nga ato bashkime zemrash
    Nat me hene a diell dite
    E madhja fjale – familje –
    U rrit hodhi shtat ne vite

    Sot rinia ka me shume
    Fjalen, kohen vet lirine
    Familja s’duhet harruar
    Nese duam Shqiperine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *