Eja, mike, se u ngrysëm,
u sos vaji i kandilit,
siç e sheh mbeti përgjysëm,
këngë e bukur e bilbilit.
Eja, mike, se u sosëm,
syri na u vesh me mjegull,
këmbët na u plevitosën,
porsi rrush i tharë në pjergull.
Eja, kthejmë kokën mbrapa,
të shohim rininë e tretur,
kur të hedhim ato hapa,
të kuptojmë ç’na ka gjetur.
Këmba-këmbës, dora-dorës,
gjer këtu ne erdhëm tok,
cipë e bardhë e dëborës,
ngriu akull përmbi flokë.
E ç’të themi, e ç’të shkruajmë,
e ç’të themi tani tjetër,
dalim si gjahtarë e gjuajmë,
kujtime nga kohë e vjetër…
Kemi shkuar pa dyshim,
ditë e netë romantike,
kur në qiell plot shkëlqim,
dridhej hëna si kaike.
Atë hënë që rrotullohej,
s’e shihja në qiellin blu,
e shihja si pasqyrohej,
e dridhej në sytë e ty.
E shikoja dhe s’kuptoja,
në ato netë me fantazi,
s’dija kur i krahasoja,
kush ish hëna e kush ti.
Mbaj mënd që i kam thënë,
në ato netë me frymëzime:
“Je e bukur, o moj Hënë,
e bukur si mikja ime!”
Jo, moj, jo, se nuk u ngrysëm,
kemi ende për të thënë,
kënga s’mbete kurrë përgjysëm,
kur atë e ndrit një hënë.
Nëpër rrjetat e kujtimit,
në rrjeta si peshku s’kapem,
ti je zanë e frymëzimit,
unë jam djalë e kurrë s’plakem.
Ende larg janë ditëzezat,
larg e larg sa s’sheh syri,
unë me shpirt ngrita për brezat,
këto kroje prej floriri.
Kur brezat aty të pinë,
do jem në të madhin gjumë,
por ata duhet ta dinë,
se i kemi dashur shumë.
(Lirikë) Stamboll-Tiranë, 2004-2013

I MADHI ARBEN DUKA, NDERI I FAMILJES DUKA NGA LABOVA E ZHAPES
PERSHENDETJE DHE QOFSH MIRE MOR MIK I DASHUR
O Duke mos u losh shume me kujtime,po na shkruaj per fitorjet e partise qe i ke perpara sive.Na shkruaj si avionet si behen mushkonja,skafet si behen guacka,kamionet si behen kermidhe,veturat si behen stafidhe,na shkruaj si hashashi behet qepujke e si ujku nuk eshte me ujk.
Na shkruaj per sot e leri kujtimet,na shkruaj o Duke se po zien kazoni se plasen,plasen o Duke prape emigracioni.
Na shkruaj o Duke o biri partise se po i shkojne nga site kembet vegjelise.
Na shkruaj o Duke se ne me s’mund te qajme do ngrysemi prej hallit si shkrepat n’dograj.
Na shkruaj o Duke se na gjeti halli, kujtuam se rilindem po na zuri halli.
Na shkruaj o Duke,pse s’ben me ciu ciu, popullit i ben mendja hajde firifiu.
Na shkruaj o Duke per ne te vobeget
Na shkruaj o Duke a tu mbarun fisheket.
E ne kujtonim se hall kem vec ne
Te shohim ne foto, sikur dicka ke.
SHKO PYET SALIUN DHE MALOKDARET QE E KTHYEN SHQIPERINE NE HALENE ME TE MADHE TE GLOBIT NE NJE cerek SHEKULLI !
O Arben Duka !
Degjoje kete Timon, se nuk ta ka me te keq,a derebardhe.
Komplimenti Timo.
Respekt dhe shume Mirenjohje per Poezite e tua i Dashuri ,PATRIOTI dhe i Miri ARBEN DUKA !
I madhi Duka; -Vargjet e tua do te mbeten monument.
Arben Duka respekte nga te gjithe njerzit normale. Je legjende qe jeton! Eshte me fat populli jone qe te ka!
O Dita bera nje koment pardje dhe ma hoqet.
As e shava Duken,por thjesht i thashe qe njeher shan palloshin njehere e lavderon,i thashe qe te influencoj pak tek “caffe glam” ku ai rri gjith diten,qe te na liroj trotuarin qe te kalojme lirisht.
Policet kalojne aty ,por pijne ndonje kafe qyl.
E hapen trotuarin nja dy dite sa ishte aksioni dhe tani jane gati ti nxjerin tavolinat edhe ne mes te rruges sepse shqipetarit i pelqen kafja me pluhur(sa me afer rruges se makinave).
Mos e hiqni se Erioni nuk ka kohe te lexoj komentet tona.
Ah mer bejtexhi, po a nuk te vjen zor qe shkruan kesoj brockullash, si ato bejtet e librave te kendimit te shkolles fillore, apo ta bejne qejfin keta gjytyrymet ketu ke dita dhe ti ngazellehesh si daci kur dhjet ne tallash.
Arben kujtimet e Tua
Jane kujtime qe nuk treten
Po rinia nuk vjen prape
Ne kujtes gdhendur do mbetet
Edhe ne per kohen tone
Si cdo brez per vet rinine
Ka c’te thote po pa treguar
Di te flase per dashurine
Se dikur more Arben
Nje dashuri kish ne jete
Vajzen qe zemra te donte
Dashuri e madhe det
Nga ato bashkime zemrash
Nat me hene a diell dite
E madhja fjale – familje –
U rrit hodhi shtat ne vite
Sot rinia ka me shume
Fjalen, kohen vet lirine
Familja s’duhet harruar
Nese duam Shqiperine.