Që kur nisi në datën 1 shtator aksioni i tatimorëve kundër evazionit fiskal dhe informalitetit në ekonomi, humori dhe ironia nuk është kursyer në rrjetet sociale.
Në kuadër të kësaj është edhe kjo foto që shihni, e realizuar në qytetin e Korçës.
Klarinetisti interpreton rrugëve të qytetit, ndërsa pranë këmbëve të tij është edhe kasa fiskale për lëshimin e kuponit tatimor në çdo rast që atij i japin lekë kalimtarët.
Duket që ajo është më shumë një ironi me aksionin e nisur nga drejtoria e tatimeve, pasi në fakt në rrjetet sociale ka shpërthyer një valë e madhe etiketimesh dhe fotomontazhesh për aksionin anti-informalitet.

Me kete foto duhet te hapi Edi ekspoziten ne Gjermani,dhe e siguret suksesi.