Klarinetisti në Korçë jep kupon tatimor

redaktor

Që kur nisi në datën 1 shtator aksioni i tatimorëve kundër evazionit fiskal dhe informalitetit në ekonomi, humori dhe ironia nuk është kursyer në rrjetet sociale.

Në kuadër të kësaj është edhe kjo foto që shihni, e realizuar në qytetin e Korçës.

Klarinetisti interpreton rrugëve të qytetit, ndërsa pranë këmbëve të tij është edhe kasa fiskale për lëshimin e kuponit tatimor në çdo rast që atij i japin lekë kalimtarët.

Duket që ajo është më shumë një ironi me aksionin e nisur nga drejtoria e tatimeve, pasi në fakt në rrjetet sociale ka shpërthyer një valë e madhe etiketimesh dhe fotomontazhesh për aksionin anti-informalitet.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *