Vajza që u bë nëna më e re e Britanisë, pasi njerku i saj e përdhunoi, ka denoncuar nënën e saj se i ka vjedhur 13,000 paund nga paratë e kompensimit nga kjo tragjedi.
Chantelle Jones, e cila ishte vetëm 11 vjeç, kur u sulmua brutalisht nga partneri i nënës së saj dhe mbeti shtatzënë, priste të merrte 15.000 paund, kur të bëhej 21 vjeç. Por ajo u shtang kur zbuloi se i kishin mbetur vetëm 2.000 paund.
Chantelle beson se nëna e saj Beverley Bale ka marrë të paktën 10.000 £ për organizimin e një martese luksoze “me një dashnor të ri”.
Në një përpjekje për të fshehur mashtrimin, mamaja e kishte gënjyer vajzën e saj, duke i thënë që ajo nuk mund të ketë para deri sa të mbushë 21 vjeç. Madje mamaja kishte arritur deri aty sa e kishte dhënë fëmijën për adoptim, sepse i kujtonte të dashurin e saj përdhunues, Russel Tovey.
“Jo vetëm që kam humbur fëmijërinë time, unë kam humbur fëmijën tim dhe kam humbur kompensim tim. Ajo ka shkatërruar jetën time”, shprehet vajza.
