Mamaja vjedh vajzën që u përdhunua nga njerku

Dita

Vajza që u bë nëna më e re e Britanisë, pasi njerku i saj e përdhunoi, ka denoncuar nënën e saj se i ka vjedhur 13,000 paund nga paratë e kompensimit nga kjo tragjedi.

Chantelle Jones, e cila ishte vetëm 11 vjeç, kur u sulmua brutalisht nga partneri i nënës së saj dhe mbeti shtatzënë, priste të merrte 15.000 paund, kur të bëhej 21 vjeç. Por ajo u shtang kur zbuloi se i kishin mbetur vetëm 2.000 paund.

Chantelle beson se nëna e saj Beverley Bale ka marrë të paktën 10.000 £ për organizimin e një martese luksoze “me një dashnor të ri”.

Në një përpjekje për të fshehur mashtrimin, mamaja e kishte gënjyer vajzën e saj, duke i thënë që  ajo nuk mund të ketë para deri sa të mbushë 21 vjeç. Madje mamaja kishte arritur deri aty sa e kishte dhënë fëmijën për adoptim, sepse i kujtonte të dashurin e saj përdhunues, Russel Tovey.

“Jo vetëm që kam humbur fëmijërinë time, unë kam humbur fëmijën tim dhe kam humbur kompensim tim. Ajo ka shkatërruar jetën time”, shprehet vajza.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *