Haxhinasto: Ikja e austriakëve nga Devolli nuk përbën problem

redaktor

Edmond Haxhinasto deklaroi sot se së shpejti do të fillojë ndërtimi i HEC-it në kaskadën e Devollit.

Haxhinasto siguroi se pavarësisht se kompania austriake  EVN u tërhoq nga investimi projekti do të zbatohet nga kompania norvegjeze, e cila  ka marrë në zotërim 50% të aksioneve.

“Ndërtimi i HEC në kaskadën e Devollit do fillojë së shpejti. Ndërtimi i HEC do të fillojë edhe pse u largua EVN. EVN i ka shitur 50% të aksioneve kompanisë norvegjeze. Pjesa që do të investonte EVN do të ishte 475 mln euro. Kompania norvegjeze do të jetë pronari i këtij HEC-i”, u shpreh Haxhinasto gjatë një takimi me studentë në Elbasan.

Kompania austriake është tërhequr nga kaskada e Devollit, cilësuar nga kryeministri si “projekti i shekullit”, me vlerë1 miliardë euro. Kompania njoftoi se i ka shitur aksionet e saj prej 50 % të totalit një kompanie norvegjeze. Pjesa e financimit që do investonte EVN në këtë vepër hidroenergjetike do ishte 475 milion euro.

Share This Article
1 Comment
  • Sa nastradin qe eshte. Kur nuk perben problem pse ska filluar akoma nga ndertimi? Edhe Haxhi edhe nasto? Nuk ka faj, eshte klluf me pak leshra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *