Edmond Haxhinasto deklaroi sot se së shpejti do të fillojë ndërtimi i HEC-it në kaskadën e Devollit.
Haxhinasto siguroi se pavarësisht se kompania austriake EVN u tërhoq nga investimi projekti do të zbatohet nga kompania norvegjeze, e cila ka marrë në zotërim 50% të aksioneve.
“Ndërtimi i HEC në kaskadën e Devollit do fillojë së shpejti. Ndërtimi i HEC do të fillojë edhe pse u largua EVN. EVN i ka shitur 50% të aksioneve kompanisë norvegjeze. Pjesa që do të investonte EVN do të ishte 475 mln euro. Kompania norvegjeze do të jetë pronari i këtij HEC-i”, u shpreh Haxhinasto gjatë një takimi me studentë në Elbasan.
Kompania austriake është tërhequr nga kaskada e Devollit, cilësuar nga kryeministri si “projekti i shekullit”, me vlerë1 miliardë euro. Kompania njoftoi se i ka shitur aksionet e saj prej 50 % të totalit një kompanie norvegjeze. Pjesa e financimit që do investonte EVN në këtë vepër hidroenergjetike do ishte 475 milion euro.
Sa nastradin qe eshte. Kur nuk perben problem pse ska filluar akoma nga ndertimi? Edhe Haxhi edhe nasto? Nuk ka faj, eshte klluf me pak leshra