“Oroshi”, kapet një ton kanabis sativa në Mirditë

anazapta

Gjatë një operacioni antidroge të koduar “Oroshi”, policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim katër të tjerë.

I arrestuari quhet Viktor Kola, ndërsa janë shpallur në kërkim Akelian, Gjoka. Albert Gjoka dhe Marte Gjoka.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në  fshatin Bulshare, në Mirditë, janë gjetur 2 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa.

Njëra parcelë ishte e korrur dhe materiali bimor ishte ne proces tharje me një peshë prej 931 kg e cila u asgjësua me anë të djegies.

Gjithashtu u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale 8 thasë me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa me një peshë prej 57 kg e cila ishte bërë gati për t’u hedhur ne treg.

Në parcelën tjetër u gjetën 155 rrënjë kanabis sativa të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *