Gjatë një operacioni antidroge të koduar “Oroshi”, policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim katër të tjerë.
I arrestuari quhet Viktor Kola, ndërsa janë shpallur në kërkim Akelian, Gjoka. Albert Gjoka dhe Marte Gjoka.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Bulshare, në Mirditë, janë gjetur 2 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa.
Njëra parcelë ishte e korrur dhe materiali bimor ishte ne proces tharje me një peshë prej 931 kg e cila u asgjësua me anë të djegies.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 thasë me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa me një peshë prej 57 kg e cila ishte bërë gati për t’u hedhur ne treg.
Në parcelën tjetër u gjetën 155 rrënjë kanabis sativa të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Të kishe mbjellur më pak, o xhaxhi. Nuk bëhet robi pasanik për një ditë. Tamahi i madh të le gjë.
* tamahi i madh të lë pa gjë