Shumë personazhe të botës së artit në vendin tonë duket se kanë ndryshuar profesion gjatë rrugës së jetës, ndërsa studimet ata i kanë kryer në drejtime të ndryshme.
Duket se pasioni ka mposhtuar vitet e studimit, duke marrë një drejtim tjetër në jetën e tyre.
Sali Berisha në vitin 1967 përfundoi Fakultetin e Mjekësisë e më vonë ai u specializua në degën kardiologji, por prej 25 vitesh e ka braktisur për politikën.
Lorik Cana, Kapiteni i Kombëtares Shqiptare njihet për pasionin e tij ndaj historisë. Nryshe nga profesioni i tij, ai ka studiuar Arkeologji.
Amarda Toska ka studiuar për shumë vite balet e më pas zgjodhi të studiojë për Psikologji, si një profesion më afatgjatë të cilën nuk e ka ushtruar ende.
Ledri Vula ka zgjedhur që të kryejë studimet universitare në Prishtinë në degën e regjizurës.
Luana Vjollca pas studimeve për drejtësi ka zgjedhur që të profilizohet për biznes.
Armina Mevlani ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Filozofi e ndërsa sot ajo është sipërmarrëse.
Big Basta ka zgjedhur që të kryejë studimet universitare për Sociologji në Fakultetin e Shkencave Sociale Tiranë.
Soni Malaj ka kryer shkollën e mesme tek gjuhët e huaja për frengjisht. Më pas ajo vazhdoi studimet universitare për frengjisht ku dhe u diplomua në degën “Përkthim” në Universitetin e Gjuhëve të Huaja.
Alketa Vejsiu ka ndjekur studimet universitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.
Adi Krasta ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi në vitin 1990.
Rudina Xhunga ka përfunduar studimet universitare për gjuhë të huaja, dega italisht.
Sonila Meço ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.
Ilir Beqja ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës ku është diplomuar për informatikë.
Elvana Gjata ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve, dega regjisurë.
Blendi Fevziu është diplomuar për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1991.
Ilva Tare studimet universitare i ka përfunduar për frengjisht. /Albeu

Bythe e plasur…!!!!
Ali Pashes : trupi ne Janine, koka ne Stamboll ….!!!!!
Sali Berishovicit: trupi ne Lalez, koka ne Vucidol….!!!!!
Shenim: Me qe keto dite Saliu po lexon librin e Ali Pashe Tepelenes, i botuar 30 e ca vjet
me pare dhe tash Saliu u kujtua ta lexoje nen rrezet e ngrohta te diellit te Tetorin ,atje ne
ne gjirin ”paradise” te Lalezit ……!!!! O tempora, o mores !!!!