Kur profesioni nuk ka lidhje me studimet

Dita

Shumë personazhe të botës së artit në vendin tonë duket se kanë ndryshuar profesion gjatë rrugës së jetës, ndërsa studimet ata i kanë kryer në drejtime të ndryshme.

Duket se pasioni ka mposhtuar vitet e studimit, duke marrë një drejtim tjetër në jetën e tyre.

Sali Berisha në vitin 1967 përfundoi Fakultetin e Mjekësisë e më vonë ai u specializua në degën kardiologji, por prej 25 vitesh e ka braktisur për politikën.

Lorik Cana, Kapiteni i Kombëtares Shqiptare njihet për pasionin e tij ndaj historisë. Nryshe nga profesioni i tij, ai ka studiuar Arkeologji.

Marina Vjollca ka zgjedhur që të studiojë për drejtësi dhe konkretisht “E Drejtë Penale”.

Amarda Toska ka studiuar për shumë vite balet e më pas zgjodhi të studiojë për Psikologji, si një profesion më afatgjatë të cilën nuk e ka ushtruar ende.

Ledri Vula ka zgjedhur që të kryejë studimet universitare në Prishtinë në degën e regjizurës.

Luana Vjollca pas studimeve për drejtësi ka zgjedhur që të profilizohet për biznes.

Armina Mevlani ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Filozofi e ndërsa sot ajo është sipërmarrëse.

Big Basta ka zgjedhur që të kryejë studimet universitare për Sociologji në Fakultetin e Shkencave Sociale Tiranë.

Soni Malaj ka kryer shkollën e mesme tek gjuhët e huaja për frengjisht. Më pas ajo vazhdoi studimet universitare për frengjisht ku dhe u diplomua në degën “Përkthim” në Universitetin e Gjuhëve të Huaja.

Eneda Tarifa ka studiuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Filozofi.

Alketa Vejsiu ka ndjekur studimet universitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.

Edi Rama ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve, dega pikturë.

Adi Krasta ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi në vitin 1990.

Rudina Xhunga ka përfunduar studimet universitare për gjuhë të huaja, dega italisht.

Sonila Meço ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.

Ilir Beqja ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës ku është diplomuar për informatikë.

Elvana Gjata ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve, dega regjisurë.

Blendi Fevziu është diplomuar për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1991.

Ilva Tare studimet universitare i ka përfunduar për frengjisht. /Albeu

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *