Një sasi prej 9.2 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia kufitare në Kapshticë.
Burime zyrtare të policisë thanë se për rastin është arrestuar shtetasi Arben Golloshi, 37-vjeç, banues në Patos të Fierit.
Lënda narkotike ishte ndarë në tetë pako, ndërsa ishte mbështjellë me letër natriban ngjyrë të zezë.
Policia sqaroi se droga ishte fshehur në automjetin tip “Opel Vectra” me ngjyrë gri, ndërsa po udhëtonte në drejtim të Greqisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë , për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”.