Kapen 9 kg drogë në Kapshticë, po trafikohej në Greqi (FOTO)

Saimir Lleshi

Një sasi prej 9.2 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia kufitare në Kapshticë.

Burime zyrtare të policisë thanë se për rastin është arrestuar shtetasi Arben Golloshi, 37-vjeç, banues në Patos të Fierit.

Lënda narkotike ishte ndarë në tetë pako, ndërsa ishte mbështjellë me letër natriban ngjyrë të zezë.

Policia sqaroi se droga ishte fshehur në automjetin tip “Opel Vectra” me ngjyrë gri, ndërsa po udhëtonte në drejtim të Greqisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë , për veprën  penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”.

droga3

droga4 drog2

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *