100 arsye për të mos votuar Berishën, Lame: Po shfarosen hapësirat e gjelbra në Tiranë

anazapta

Në vazhdën e daljeve publike të eksponentëve të PS-së për të dhënë 100 arsyet për të cilat nuk i duhet dhënë vota Berishës, një tjetër argument është dhënë sot nga selia rozë.

Anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Artan Lame, në një konferencë shtypi sqaroi se arsyeja e radhës ka të bëjë me planin rregullues të Tiranës. Lame kërkoi sqarime nga kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, në lidhje me planin e ti rregullues të Tiranës të miratuar tashmë në Këshillin Kombëtar të Territorit. Ai tha se nëpërmjet këtij plani synohet të shfarosen hapësirat e gjelbra, të cilat janë të destinuara të kthehen në sheshs ndërtimi. Lame tha se për këtë duhet të përgjigjen hartuesit e këtij plani, vetë kryebashkiaku Basha dhe dhëndri i kryeministrit, Arbër Malltezi. Lame i ftoi këta të dy në një përballje televizive, për të sjellë argumentet në lidhje me planin urbanistik.

Share This Article
1 Comment
  • Duhet te kene pare ndonje film me kartona ku shfaqen qytete te betonuara qe simbolizojne “civilizimin” dhe qytete te gjelberta qe simbolizojne “shtazerine”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *