Këtë 1 nëntor, DITA mbushi 3 vjeç.
Do ta kalonim në heshtje këtë ditëlindje, sikur të mos ishte për gjestin e një lexueseje.
Ajo dhe babai i saj, koleksionues i Ditës, na sollën këtë pasdite në redaksi një dhuratë befasuese: një tortë të bardhë që na dha një kënaqësi të veçantë.
Mbi tortën në formë gazete është vizatuar kopertina e numrit të parë të gazetës DITA.
Ky numër i 1 nëntorit 2012 u hodh në treg me titullin “Ku fiton dhe ku humbet Berisha” dhe është një studim me 4 autorë mbi gjendjen e atëhershme zgjedhore në Shqipëri.
Kopertina përmban edhe një editorial të kryeredaktorit, për daljen e numrit të parë të Ditës.
E gjitha është riprodhuar me një saktësi mbresëlënëse mbi tortë.
Falënderojmë nga zemra dy miqtë tanë për dhuratën. Na kërkuan vetëm të theksonim që torta u përgatit nga shef Sokoli, një nga tre mastershefat e emisionit të njohur televiziv.
Përfitojmë nga rasti të falënderojmë në këtë përvjetor gjithë lexuesit tanë për mbështetjen dhe kurajon që na kanë dhënë gjatë këtyre viteve.
Një copë të tortës e kemi hequr veç për Edi Ramën.
Është pjesa që korrespondon me kokën e Saliut. Nëse dëshiron ta hajë, kryeministri e gjen në redaksinë e Ditës.
Por duhet të nxitojë. Tortat prishen shpejt. / Dita /















Koken e Sali Berishes do ta hane nje dite vetem qente e rruges,se edhe pjese torte koka e tij tre helmon.
Edhe qente e rruges do te helmoheshin me koken e gjarperit Sali, jo me njerzia..u shofte rraca e Viçidolit.