Cili do të jetë pasardhësi i Nasip Naços në Ministrinë e Drejtësisë?
Emri i parë që po përflitet në media është ai i Ylli Manjanit, nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Manjani u emërua pak kohë më parë si zëdhënësi i kësaj partie posaçërisht për reformën në drejtësi, ndërsa formimi i tij është si jurist.
Emri i tij doli sot menjëherë pas lajmit të publikuar për dorëheqjen e ministrit Naço, i cili mësohet se ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama ku edhe i ka dorëzuar letrën e dorëheqjes.
Pak kohë më parë, në media qarkulloi gjithashtu edhe ndryshimet e dy posteve ministrore të LSI-së në kabinetin qeveritar.
Në atë kohë, u bë me dije se Meta kërkonte ndryshimet e ministrave të tij në dy ministri, atë të Integrimit dhe atë të Bujqësisë, të cilat drejtohen nga Klajda Gjosha dhe Edmond Panariti. /Dita/
