Emri që përflitet për pasuesin e Nasip Naços

Saimir Lleshi
Nenkryetari i LSI, Ylli Manjani, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar akuzat e PD, kunder kryetarit te LSI Ilir Meta ne lidhje me aferren e CEZ Shperndarje./r/n/r/nYlli Manjani, speaks during a press conference, where he commented on the accusations of Democratic Party, against Leader of LSI Ilir Meta regarding aferren of CEZ Distribution.

Cili do të jetë pasardhësi i Nasip Naços në Ministrinë e Drejtësisë?

Emri i parë që po përflitet në media është ai i Ylli Manjanit, nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Manjani u emërua pak kohë më parë si zëdhënësi i kësaj partie posaçërisht për reformën në drejtësi, ndërsa formimi i tij është si jurist.

Emri i tij doli sot menjëherë pas lajmit të publikuar për dorëheqjen e ministrit Naço, i cili mësohet se ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama ku edhe i ka dorëzuar letrën e dorëheqjes.

Pak kohë më parë, në media qarkulloi gjithashtu edhe ndryshimet e dy posteve ministrore të LSI-së në kabinetin qeveritar.

Në atë kohë, u bë me dije se Meta kërkonte ndryshimet e ministrave të tij në dy ministri, atë të Integrimit dhe atë të Bujqësisë, të cilat drejtohen nga Klajda Gjosha dhe Edmond Panariti. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *